Ndërlidhjet

Kroaci: Në samitin rajonal - pjesëmarrëse edhe Kosova


Pamje e qytetit të vjetër të Dubrovnikut
Pamje e qytetit të vjetër të Dubrovnikut
Kroacia, që vitin e ardhshëm bëhet anëtare fuqiplote e Bashkimit Evropian, do ta organizoj një samit rajonal lidhur me mënyrën se si rruga për në BE mund të jetë forcë për ndryshim dhe stabilitet në Ballkanin e trazuar, ka njoftuar ministria e jashtme e Kroacisë.

“Duke iu bashkuar BE-së vitin e ardhshëm si anëtare e 28, Kroacia më së miri mund të dëshmoj për transformimin e shkaktuar nga perspektiva e anëtarësimit në BE”, thuhet në njoftim.

Në takimin dyditësh, që fillon të premten në Dubrovnik, pjesëmarrësit do të debatojnë “për mundësitë e ndërtimit të ardhmërisë stabile dhe prosperuese për rajonin e Evropës Juglindore dhe fqinjësinë më të gjërë në Bashkimin Evropian”.

Në këtë samit në nivel të kryeministrave, pos Kroacisë, pritet të marrin pjesë Kosova, Shqipëria, Bosnja, Bullgaria, Gjeorgjia, Hungaria, Mali i Zi, Polonia, Rumania dhe Sllovakia.

Pritet që në samitin e Dubrovnikut do të jetë i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, komisionari për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle, ministrat e jashtëm të Suedisë, të Egjiptit, Libisë dhe Marokut.
XS
SM
MD
LG