Ndërlidhjet

Francë: Përplasja në Atlantik – gabim njerëzor dhe teknik


Aeroplanët e kompanisë Air France në aeroportin ndërkombëtar Sharl dë Gol në Paris
Aeroplanët e kompanisë Air France në aeroportin ndërkombëtar Sharl dë Gol në Paris
Hetimi për përplasjen e aeroplanit të kompanisë franceze Air France, që fluturonte nga Parisi për në Rio-de-Zhanejro, me ç’rast e humbën jetën të 228 njerëzit në aeroplan, ka konkluduar se rrëzimi ishte shkaktuar për shkak të fajit njerëzor dhe gabimit teknik.

Me rastin e publikimit të raportit, sot në Paris, agjencia për hetimin e aksidentit ajror, BEA, tha se problemet e aeroplanit kishin filluar me mosfunksionimin e senzorëve të shpejtësisë dhe se ekuipazhi ishte “në gjendje pothuajse të humbjes totale të kontrollit të situatës”.

Në raportin e agjencisë BEA shprehej rëndësia e “trainimit të pilotëve, në mënyrë që ata të kenë njohuri më të mira të sistemeve të aeroplanit në rast të ndonjë situate të pazakonshme”.
XS
SM
MD
LG