Ndërlidhjet

Hoxhaj: Shqetësim i madh për situatën në Siri


Enver Hoxhaj
Enver Hoxhaj
Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha sot se institucionet e Kosovës shprehin shqetësim të madh për situatën në Siri.

Në fjalimin e tij në takimin Miqtë e Sirisë në Paris, ai theksoi se përgjigjja brutale e regjimit të Sirisë ndaj kërkesave të popullit nuk mund të prodhoj asgjë tjetër “përveç më shumë viktima” dhe se ajo që po ndodh atje është vuajtje e popullit sirian dhe kërcënim i paqes rajonale.

“Republika e Kosovës dënon ashpër fushatën gjakderdhëse të regjimit të Asadit ndaj aspiratave të opozitës siriane, për ta transformuar vendin e tyre në një shtet të hapur dhe plularist”, tha Enver Hoxhaj.

Mëtutje ai theksoi:

"Sot në Siri, edhe njëherë, sikur në Bosnjë dhe Kosovë, para disa vitesh, komuniteti ndërkombëtar duket se ka dilemë për artikulimin e aksionit përkatës në ballafaqim me mizoritë masive. Aspiratat e popullit sirian për ta transformuar Sirinë në shtet demokratik, janë të ngjashme me aspiratat që i kishte populli i Kosovës, para disa vitesh. Sot Kosova është një shtet i pavarur dhe demokratik dhe faktor i paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Rrjedhimisht, besoj se komuniteti ndërkombëtar është i aftë të përgjigjet në mënyrë efektive ndaj krizës në Siri".

Në takimin e Parisit po marrin pjesë përfaqësues të më se 100 shteteve, përfshirë edhe sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klionton.
XS
SM
MD
LG