Ndërlidhjet

Libia voton në zgjedhjet e para të lira


Zgjedhjet ne Libi, foto nga arkivi
Zgjedhjet ne Libi, foto nga arkivi
Libia po i zhvillon zgjedhjet e para të lira në 60 vjetët e fundit.

Rreth 2.7 milionë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin parlamentin 200 anëtarësh, i cili pasaj do të formojë qverinë e re dhe do të hartojë kushtetutën e Libisë.

Kandidatët me agjendat islamike dominojnë në garën, në të cilën po marrin pjesë 3 mijë e 700 pretendentë të postit të deputetit.

Ka pasur thirrje për të bojkotuar zgjedhjet, veçanërisht në rajonin lindor të qytetit Bengazi, ku ka pasur ankesa për neglizhencë nga ana e qeverisë së përkohshme në Tripoli.

Qindra persona protestuan të premten në Bengazi për shkak se rajonit lindor i janë caktuar vetëm 60 vende në kuvend, krahasuar me 102 sa ka rajoni perëndimor, ku hyn dhe Tripoli.

Po të premten, persona të armatosur qëlluan një helikopter që mbante materialet e votimit pranë Bengazit, duke vrarë një punëtor të komisionit zgjedhor.
XS
SM
MD
LG