Ndërlidhjet

Aksident në Ukrainë, 14 të vdekur


Ukrainë
Ukrainë
Katërmbëdhjetë persona janë vrarë dhe 22 të tjerë janë plagosur kur një autobus që transportonte pelegrinë rusë u rrëzua në veri të Ukrainës.

Autoritetet ukrainase njoftuan se autobusi, që mbante 41 njerëz ka rënë në hendek në autostradën Chernihiv-Kiev.

Autobusi lëvizte nga Velikie Luki i Rusisë për në Manastirin Poçaiv, një manastir ortodoks në Poçaiv të Ukrainës. Njoftohet se të gjithë pasagjerët ishin pelegrinë.

Autoritetet kanë dërguar një një aeroplan për të evakuuar të lënduarit.
XS
SM
MD
LG