Ndërlidhjet

OKB dënon vrasjen e çiftit serb


Farid Zarif
Farid Zarif
Shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif ka dënuar vrasjen e çifit serb në Talinovc të Ferizajt.

"Ata që kryejnë akte të tilla i bëjnë dëme të tmerrshme reputacionit dhe aspiratave të popullit të Kosovës", ka thënë Zarif përmes një deklarate për media.

Ai gjithashtu përgëzoi reagimin e shpejtë të insittucioneve të nivelit të lartë pas ngjarjes së ndodhur.

"Krimet e tilla të tmerrshme nuk duhet të lejohen të mbesin të pazgjidhura ose të pandëshkuara", tha Zarif.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona, me përkatësi serbe, rreth moshës 55 vjeç, të premten në mbrëmje janë gjetur të vrarë në fshatin Talinovc të komunës së Ferizajt.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë përjashtuar motivin etnik si të mundshëm në vrasjen e çiftit Jevtiq në Talinovc.
XS
SM
MD
LG