Udhëheqësja e një agjencie shkencore të Shteteve të Bashkuara tha se acidimi i oqeanit paraqet aktualisht kërcënimin më të madh për shkëmbinjtë nënujorë koral në botë duke vepruar si “osteoporoza e detit”.
Shefja e Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike, Xhejn Lubqenko, i tha agjencisë së lajmeve AP se rritja e nivelit të acideve në oqeane ka befasuar shkencëtarët.
Ajo tha se ky problem mund të jetë një kërcënues për çdo gje duke nisur nga furnizimi me ushqim e deri te turizmi.
Oqeanet absorbojnë dioksidin e tepërt të karbonit nga atmosfera duke shkaktuar rritjen e aciditetit të tyre.
Shkencëtarët janë të shqetësuar rreth mënyrës së ndikimit të kësaj rritje në jetën e detit, me theks të veçantë tek koralet, të cilave do t’u vështirësohej formimi i skeleteve.
Lubqenko po qëndron në Australi ku do të flas në Simpoziumin Ndërkombëtar për Shkëmbinjtë Nënujorë Koral në Kejrns.