Ndërlidhjet

Gordon sot viziton në Kosovën


Ndihmëssekretari amerikan për çështjet Evropiane, Filip Gordon
Ndihmëssekretari amerikan për çështjet Evropiane, Filip Gordon pritet të vizitoj sot Kosovën.

Kabineti i presidentes, Atifete Jahjaga, njoftoi se Gordon dhe Jahjaga do të kenë një adresim të përbashkët për media diku pas orës 16:00.

Në agjendën e prezantuar javën e kaluar nga ambasada amerikane ishte paralajmëruar edhe një vizitë në veri të Mitrovicës, ku Gordon planifikon t’i vizitoj forcat paqeruajtëse të KFOR-it dhe misionin e EULEX-it.

Paraprakisht, Gordon ka qëndruar edhe në Beograd në kuadër të një turneu diplomatik nga 6 deri më 12 korrik, gjatë të cilit ka vizituar Francën, Kroacinë, ndërsa ka vazhduar me Serbinë, Kosovën dhe Qipron.

Një ditë më parë, në samitin në Dubrovnik të Kroacisë, Gordon i bëri thirrje Serbisë që të pranojë "realitetin" e pavarësisë së Kosovës, edhe në qoftë se Beogradi nuk e njeh formalisht pavarësinë.

"As ne, as Bashkimi Evropian nuk pret që Serbia ta njohë Kosovën në këtë pikë. Nuk do ta bëjë këtë", ka thënë Gordon.
XS
SM
MD
LG