Ndërlidhjet

Parlamenti egjiptian s’merr parasysh vendimin e Gjykëtës Kushtetuese


Flamuri egjiptian
Flamuri egjiptian
Kryetari i parlamentit të Egjiptit caktoi mbajtjen e seancës së radhës për të martën-si shenjë kundërshtimi ndaj ushtrisë së fuqishme e cila ka mbështetur vendimin e një gjykate për shpërbërjen e legjislativit.

Thirrja e kryetarit, Said el Ketani, siç raporton agjencia zyrtare e Egjiptit, vjen pas kërkesës për mbledhjen e parlamentit të presidentit, Mohamad Morsi.

Këshilli ushtarak që ka udhëhequr vendin që nga shkurti i vitit 2011 po mbështetet në vendimin e muajit të kaluar të Gjykatës Kushtetuese Supreme për ta shpërbërë parlamentin, i cili dominohet mga anëtaret e Vëllazërisë së ndaluar Myslimane.

Analistët thonë se dekreti i Morsit për ta anuluar vendimin e gjykatës për shpërbërjen e Parlamentit të Popullit mund ta intensifikojë betejën ndërmjet ushtrisë dhe presidentit të parë të Egjiptit të zgjedhur në mënyrë demokratike.
XS
SM
MD
LG