Ndërlidhjet

Nikolliq: Duarshtrëngimi, gjest personal i Tadiqit


Kryeministri i Kosovë Hashim Thaçi dhe ish presidenti serb, Boris Tadiq, Dubrovnik, 7 korrik, 2012
Kryeministri i Kosovë Hashim Thaçi dhe ish presidenti serb, Boris Tadiq, Dubrovnik, 7 korrik, 2012
Presidenti serb Tomislav Nikoliq, tha sot se shtrëngimi i duarve mes kryetarit të Partisë Demokratike, Boris Tadiq dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi në Dubrovnik, ishte një gjest personal i Tadiqit.

Nikoliq u tha gazetarëve, pas takimit me patriarkun Irinej, se të premten ka biseduar me Tadiqin për vizitën e tij të Dubrovnik, përkatësisht në samitin e Kroacisë dhe se ish presidenti i Serbisë nuk e ka informuar se ai do të takohej me Thaçin.

"Po të më kishte treguar, unë do t’i rekomandoja, që të mos i shtrëngojë duart me një njeri, i cili është nën akuza të rënda", tha Nikoliq.

Presidenti serb Nikolliq tha se shteti nuk ka të bëjë asgjë me duarshtrëngimin mes Tadiqit dhe Thaçit dhe se ai si president as që ka qenë i ftuar në samitin e Kroacisë.
XS
SM
MD
LG