Ndërlidhjet

Eurozona ndihmon Madridin


Ilustrim
Ilustrim
Ministrat e financave të eurozonës kanë rënë dakord mbi kushtet e një pakoje shpëtimi për bankat e Spanjës dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë Madridit një shumë fillestare prej 30 miliardë eurosh deri në fund të muajit.

Zhan Klod Xhanker, kreu i grupit të ministrave të financave të eurozonës e bëri njoftimin të martën, pas nëntë orë bisedimesh në Bruksel.

Xhanker tha se marrëveshja e arritur nga 17 ministrat do të nënshkruhet zyrtarisht “në gjysmën e dytë të muajit korrik”.

Si pjesë e marrëveshjes, ministrat e financave nga të gjithë 27 vendet e BE-së pritet që të miratojnë të martën zgjatjen edhe për një vjet të afatit kur Spanja duhet ta ulë deficitin buxhetor në 3 për qind.

Të hënën, kostot e huamarrjes së Madridit u rritën në 7 për qind – nivel ky, në të cilin Greqia, Irlanda dhe Portugalia u detyruan të kërkonin kredi shpëtimi. Spanja ka ekonominë e katërt më të madhe në eurooznë.
XS
SM
MD
LG