Ndërlidhjet

Wikipedia ruse proteston kundër cenzurës


Versioni rus i Wikipedias
Versioni rus i Wikipedias
Edicioni në rusisht i enciklopedisë në internet, Wikipedia, ka bllokuar përkohësisht shërbimet për përdoruesit, për të protestuar ndaj ndryshimeve të propozuara në ligjin rus të informacionit.

Ru.wikipedia.org u shfaq të martën me një vijë të zezë në të gjithë faqen e saj kryesore ku thuhej: “Imagjinoni një botë pa dije të lirë".

Faqja e internetit thotë se ndryshimet, që do të diskutohen në Dumën Shtetërore të martën, "mund të çojnë në krijimin e censurës për të gjitha faqet ruse në internet”.

Përkrahësit thonë se amendamentet e propozuara janë të destinuara për të goditur kryesisht pornografinë e fëmijëve, por Wikipedia ruse paralajmëron se ndryshimet mund të çojnë në versionin kinez të bllokimit të faqeve të caktuara të internetit.

Projekt-ligji, i cili kërkon nënshkrimin e presidentit Vlladimir Putin për t'u shndërruar në ligj, debatohet për herë të dytë në parlamentin rus.
XS
SM
MD
LG