Ndërlidhjet

Aktakuzë kundër 6 kosovarëve për vjedhjen e stolive në Spanjë


Ilustrim
Ilustrim
Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën e ngritur nga një prokuror i EULEX-it kundër gjashtë të dyshuarve, njëri nga të cilët oficer i lartë i ROSU-së, në lidhje me një vjedhje që ka ndodhur në Barcelonë, Spanjë në korrik 2009, njofton misioni i EULEX-it në Kosovë.

Të akuzuarit i ngarkon akuza në lidhje me vjedhjen e stolive në vlerë prej rreth 1.3 milionë euro në një dhomë të një hoteli në Barcelonë të Spanjës.

Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një ekip i përzier prokurorësh i udhëhequr nga një prokuror i qarkut i EULEX-it.

Aktakuza është konfirmuar kundër Haki Januzit, Artan Xhaferi-Jelliqit dhe Shemsedin Benarbës, të cilët akuzohen për veprën penale të vjedhjes së rëndë.

Artan Xhaferi-Jelliqi, po ashtu akuzohet për kontroll, posedim dhe përdorim të paautorizuar të armëve.

Sipas komunikatës, gjykatësi e konfirmoi aktakuzën edhe kundër Afrim Ymerit, Abedin Bekës dhe Saim Januzit, të cilët akuzohen për veprën penale të ofrimit të ndihmës kryerësve të veprës pas kryerjes së kësaj vepre penale.

Po ashtu, gjykatësi vlerësoi se provat e mbështesin dyshimin e bazuar se të dyshuarit e kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen.

Ndërkaq, aktakuza kundër Sami Makollit është ndarë për shkak se i dyshuari nuk ishte i pranishëm në gjykatë gjatë seancës për konfirmim.

Gjykatësi nuk mbajti seancë për konfirmim të aktakuzës për Erhan Berniqanin, Dusan Kadijevicin, Nebojsha Bojvqcin dhe Afrim Ymerin të akuzuar për veprën penale të pranimit të mallrave të vjedhura, pasi që këto akuza janë duke u shqyrtuar në procedurë të shkurtë.
XS
SM
MD
LG