Ndërlidhjet

Pas dorëheqjes, Kuçi kthehet në punë


Zëvendëskryeministri dhe ministri i drejtësisë në Kosovë, Hajredin Kuçi
Zëvendëskryeministri dhe ministri i drejtësisë në Kosovë, Hajredin Kuçi
Zëvendëskryeministri dhe ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi është kthyer të martën në punë pas dorëheqjes së paaprovuar nga kryeministri Hashim Thaçi të ofruar më 22 qershor.

Dorëheqja e Kuçit pat pasuar mosheqjen e neneve 37, 38 dhe 39 nga Kodi Penal që penalizonin mediat dhe gazetarët, kurse kthimi i tij ndërlidhet me vendimin e fundit të Kuvendit, për t’i hequr këto nene nga Kodi i cili hyn në fuqi në janar të vitit 2013.

Pas kthimit në zyrën e tij, zëvendëskryeministri dhe ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi ka zhvilluar një takim pune me shefin e EULEX-it Ksavier But de Marnak.

“Unë jam shumë mirënjohës për angazhimin konkret dhe personal të kryeministrit në raport që kanë qenë me mua dhe pozicionin tim. Unë jam shumë falënderues për deputetët e Kuvendit, duke u nisur që nga kryetari Jakup Krasniqi, të gjithë kanë treguar një vetëdije të lartë dhe solidaritet edhe me mua personalisht për çka është një rast i mirë që t’i falënderojë”, tha Kuçi.

“Unë sot jam kthyer me përgjegjësi dhe përkushtim do të vazhdojë aty ku kam mbetur, por ndoshta edhe me përgjegjësi edhe më të larta se deri më tani”, ka thënë Kuçi.

Kthimin e tij e ka mirëpritur edhe shefi i EULEX-it.

“Në të kaluarën kemi pasur një bashkëpunim mjaft të mirë dhe do ta vazhdojmë gjatë muajve të ardhshëm. Prandaj jam shumë i lumtur që ministri u kthye në detyrën e tij”, u shpreh De Marnak.
XS
SM
MD
LG