Ndërlidhjet

Kosova pranohet në Asociacionin Ndërkombëtar të Boksit


Ilustrim
Ilustrim
Trupi qeverisës olimpik i boksit tha se e ka pranuar Kosovën si anëtare të përkohshme, njofton agjencia e lajmeve, Associated Press.

Asociacioni Ndërkombëtar i Boksit, i njohur si AIBA, thotë se ka pritur një delegacion të Kosovës në një takim në Bangkok.

AIBA thotë se Kosova është bërë anëtarja e 195-të, ndërsa anëtarësimi i plotë duhet të konfirmohet në një takim të ardhshëm në kongresin e vendeve anëtare.

Kosova, që shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, ende nuk ka arritur të bëhet pjesë e shumë trupave ndërkombëtare në fushën e sportit.(a.i.)
XS
SM
MD
LG