Ndërlidhjet

Mianmar: Arriti ambasadori i SHBA-ve


Ambasadori Derek Miçell
Ambasadori Derek Miçell
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Mianmar ka njoftuar se ambasadori i parë amerikan në 22 vitet e fundit, ka arritur në këtë vend.

Sipas njoftimit, ambasadori Derek Miçell, arriti sot në qytetin Jangon, dhe parashihet që t’i paraqes letrat kredenciale te presidenti Thein Sein.

Më parë, zoti Miçell kishte shërbyer si i dërguar special i presidentit Obama për Mianmar.
XS
SM
MD
LG