Ndërlidhjet

Importi i çimentos, dështon sërish votimi në Kuvend


Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës
Mungesa e shumicës së deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës ka ndikuar që Kuvendi i Kosovës për dy ditë rresht të dështojë të sigurojë kuorumin e nevojshëm për të votuar në lidhje me mocionin e ngritur ndaj ministres së Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari - Lila për tarifën prej 35 për qind në importin e çimentos.

Ndonëse mocioni është ngritur nga Aleanca Kosova e Re, prej nga vjen ministrja Kusari Lila dhe e cila është në koalicion me PDK-në, partia më e madhe, me përjashtime, ka refuzuar të vijë sërish në seancë.
XS
SM
MD
LG