Ndërlidhjet

“Flejnë” granatat e dorës në veri


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Policia rajonale në Mitrovicë bëri të ditur se është njoftuar të enjtën nga zyrtarë të EULEX-it për identifikimin e një mjeti eksplodues në Zubin Potok.

Sipas një komunikate për media të policisë, KFOR-i e kishte identifikuar mjetin eksplodues në afërsi të pikës kufitare 31.

Bëhet fjalë për një granatë dore, “e cila besohet se ishte hedhur nga personat
të panjohur, ishte për një kohë të gjatë në atë vend”.

Në vend ngjarje menjëherë kanë reaguar njësitë përkatëse hetimore dhe ato të KFOR-
it.

“Pas kontrollimit të terrenit, një granatë tjetër, e pashpërthyer është identifikuar pak
metra larg vendit të parë të ngjarjes. Besohej se granata e dytë, ishte tip “M-75” prodhim jugosllav, dhe pa siguresë gjithashtu, ndërsa është eliminuar gjatë një shpërthimi të kontrolluar nga ekspertët e KFOR-it”, thuhet në njoftimin e policisë.

Hetuesit policor thuhet janë duke zhvilluar hetimet e tyre për të zbuluar rrethanat e krijuara
XS
SM
MD
LG