Ndërlidhjet

Konfiskohen mbi 250 kilogram narkotik, arrestohen disa të dyshuar


Policia e Kosovës ka konfisuar mbi 250 kilogram narkotik dhe ka arrestuar disa persona të dyshuar të përfshirë në këtë rast, thuhet në njoftim të lëshuar për media.

Operacioni policor, thuhet se është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë me ç’ rast janë arrestuar disa persona dhe janë konfiskuar një sasi e madhe e substancës narkotike (mbi 250 kg ).

Ky operacion është realizuar në dy rajone të Kosovës kugjatë këtij operacioni janë kryer edhe disa bastisje.

Për detajet tjera, policia ka njoftuar se do t’i njoftoj mediat dhe opinionin gjatë ditës.
XS
SM
MD
LG