Ndërlidhjet

Karllos: T’i keni parasysh të rinjtë e të papunët


Mbreti i Spanjës, Huan Karllos
Mbreti i Spanjës, Huan Karllos
Në ditën kur punonjësit e sektorit publik në Spanjë protestuan kundër shkurtimeve të buxhetit që qeveria planifikon t’i bëjë, mbreti i këtij vendi, Huan Karllos, i kërkoi ekzekutivit që të ketë parasysh “të rinjtë dhe ata që vuajnë nga mungesa e punës dhe perspektivës”.

Deklarata e tij erdhi në kohën kur qeveria spanjolle planifikon zbatimin e një pakoje të shkurtimeve në buxhet prej 80 miliardë eurosh.

Pakoja e miratuar sot nga qeveria përfshin rritjen e taksave, reduktimin e benefiteve për të papunët dhe shkurtimet e pagave në sektorin publik.

Papunësia në Spanjë vlerësohet të jetë 24.4 për qind, ndërsa 52 për qind nga kjo shifër i takon moshës rinore.
XS
SM
MD
LG