Ndërlidhjet

Ban Ki Mun kërkon “veprime kolektive” në Siri


Sekretari gjeneral i OKB-së, Ban Ki Mun
Sekretari gjeneral i OKB-së, Ban Ki Mun
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, i kërkoi Këshillit të Sigurimit të ndërmarrë “veprime të përbashkëta” për t’i dhënë fund dhunës në Siri.

Kërkesa e tij vjen një ditë pas vrasjes së mbi 200 civilëve në Tremse.

Vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara në Siri kanë akuzuar forcat qeveritare për përdorim të armëve të rënda.

Edhe emisari ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan, i kërkoi këshillit që të insistoj në zbatimin e rezolutave të tij.

Sulmi i së enjtës u dënua edhe nga autoritetet ruse.

Ministria e jashtme e Rusisë tha se dhuna u shkaktua nga “forcat që nuk e flasin gjuhën e paqës” dhe të cilat përpiqen “të ndjellin dhunën ndër-etnike”.
XS
SM
MD
LG