Ndërlidhjet

Holland: Largimi i punëtorëve është i papranueshëm


Presidenti francez Fransua Holland (në mes) në paradën ushtarake me rastin e Ditës së Bastilës
Presidenti francez Fransua Holland (në mes) në paradën ushtarake me rastin e Ditës së Bastilës
Presidenti i Francës, Fransua Holland, në një intervistë të gjatë në televizionin francez, tha se plani i shpallur të enjtën nga kompania automobilistike Peugeot Citroen, për mbylljen e 8 mijë vendeve të punës, “nuk është e pranueshme dhe se duhet të zhvillohen negociata të reja”.

Nga ana tjetër, sot mijëra njerëz janë mbledhur në sheshin Shamps-Elize në Paris, për paradën ushtarake me rastin e Ditës së Bastilës.

Manifestimeve festive kombëtare u prinë presidenti Fransua Holland.

Dita e Bastilës e shënon përvjetorin e shkatërrimit të burgut famëkeq Bastila nga parizienët në vitin 1789.

Kjo ngjarje e simbolizon Revolucionin Francez, që çoi në themelimin e Francës moderne dhe rënien e monarkisë.

Parada me rastin e Ditës së Bastilës është parada më e vjetër dhe më e madhe ushtarake në Evropë.
XS
SM
MD
LG