Ndërlidhjet

SHBA: Diplomati Bërns e vizitoi Libinë


Uilliem Bërns
Uilliem Bërns
Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, Uilliem Bërns, sot e ka vizituar Libinë, me ç’rast ka zhvilluar bisedime për siguri, pasi ky vend i mbajti zgjedhjet historike para një jave.

Në kryeqytetin Tripoli, zoti Bërns u takua me kryeministrin e përkohshëm, Abdel Rahim al-Kib, dhe zyrtarët e tjerë, dhe tha se përgjigjja ndaj kërcënimeve të sigurisë në Libi është në interes të të dy vendeve.

Diplomati Bërns ka diskutuar edhe për bashkëpunimin e mundshëm në fushën e shëndetësisë dhe arsimit.

Nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje, por Bërns ka theksuar se ka gjasë për zgjerimin e marrëdhënieve pasi të formohet qeveria e re e Libisë.

Më 7 korrik të këtij muaji në Libi u mbajtën zgjedhjet e para të lira, në më tepër se gjysmë shekulli, pasi vitin e kaluar u përmbys ish lideri shumëvjeçar, Muamer Gadafi.
XS
SM
MD
LG