Ndërlidhjet

Anan takon Putinin


I dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan
I dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan
I dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan zhvillon sot bisedime mbi krizën në Siri me presidentin rus Vlladimir Putin.

Anan ndodhet në kryeqytetin rus në përpjekje për të marrë mbështetjen e Moskës për aksione më të fuqishme kundër liderit sirian Bashar Asad.

Të hënën, Anan takoi ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov, i cili tha se Perëndimi po e shantazhon Moskën në lidhje me Sirinë.

Komentet e tij u bënë derisa kryengritësit hodhën granata mbi tankset dhe trupat qeveritare, derisa regjimi ka granatuar lagje të Damaskut.

Kryengritësit sirianë kanë njoftuar se kanë nisur një operacion në shkallë të gjerë.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara thanë se agjencitë e saj humanitare në Siri po ballafaqohen me mungesë parash.
XS
SM
MD
LG