Ndërlidhjet

BIK kërkon më shumë mbështetje


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës ku u prit nga kryetari i saj, myftiu Naim Tërnava, njofton zyra për media e legjislativit kosovar.

Krasniqi thuhet se “u njoftua lidhur me sfidat dhe problemet me të cilat Bashkësia Islame e Kosovës përballet gjatë punës dhe veprimtarisë së saj, si dhe mundësive për zgjidhje ligjore të tyre”.

Në këtë kontekst, theksohet në komunikatë, u bisedua edhe për ndryshimet dhe plotësimet që pritet të bëhen në Ligjin për liritë fetare në Kosovë, si dhe për mundësitë e përfshirjes në të, të kërkesave të BIK-ut, gjatë procesit të amendamentimit në Kuvend.

Mësohet se gjatë takimit të jetë diskutuar edhe “për mundësitë e një përkrahjeje më të madhe institucionale për komunitetet fetare në Kosovë, nëpërmjet nënshkrimit të
marrëveshjeve, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare”.
XS
SM
MD
LG