Ndërlidhjet

Monti i shqetësuar për Sicilinë


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Kryeministri italian, Mario Monti, tha se “është thellësisht i shqetësuar” për bankrotimin eventual të rajonit autonom të Sicilisë.

Zyra e Montit njoftoi përmes një deklarate për media se kreu i ekzekutivit të Italisë i ka shkruar një letër presidentit të rajonit, Rafaele Lombardo, “për të marrë konfirmimin se ai do të japë dorëheqjen më 31 korrik- ashtu siç kishte paralajmëruar publikisht”.

Lombardo, i cili është në qendër të akuzave për korrupsion dhe bashkëpunim me Mafian, pritet të zhvillojë bisedime me Montin të martën e ardhshme.

Të hënën, agjencia e vlerësimeve Moody’s uli vlerësimin për 23 entitete nën-sovrane të Italisë-përfshirë Sicilinë.

Grupet italiane të biznesit, unionet dhe politikanët kishin paralajmëruar dështimin e Sicilisë për shkak të keqmenaxhimit disavjeçar, i cili doli së fundi në shesh.

Raportet e mediave italiane thonë se qeveria në Sicili ka diku 5 miliardë euro borxhe dhe se, së shpejti, nuk do të jetë më në gjendje të paguajë rrogat dhe pensionet.
XS
SM
MD
LG