Ndërlidhjet

BE kritikon ashpër Rumaninë


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Bashkimi Evropian kritikoi qeverinë rumune duke thënë se veprimet e saj kanë minuar sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Në një raport progresi mbi reformat gjyqësore të Rumanisë, i cili u publikua gjatë ditës, Komisioni Evropian tha se është veçanërisht i shqetësuar nga “manipulimet që ndikojnë në institucione e tek anëtarët e gjyqësisë e që kanë një ndikim serioz në tërë shoqërinë”.

Raporti trajton dhe jostabilitetin politik në Rumani që nisi me suspendimin e presidentit, Trajan Bashesku, nën iniciativën e kryeministrit, Viktor Ponta.

Duke folur për raportin, kryetari i Komisionit Evropian, Hose Manuell Baroso u shpreh:

“Ngjarjet në Rumani kanë tronditur besimin tonë. Sfidimi i vendimeve gjyqësore, minimi i Gjykatës Kushtetuese, shkelja e procedurave të vëna dhe zhvendosja e sistemit të kontrollit dhe balansit kanë vënë në pikëpyetje përkushtimin e qeverisë në respektimin e sundimit të ligjit”.

BE-ja lejoi në vitin 2007 anëtarësimin e Rumanisë e të Bullgarisë në këtë mekanizëm pavarësisht shtyrjeve të këtyre vendeve në reformimin e sistemeve të drejtësisë dhe problemeve në luftën e korrupsionit e krimit të organizuar.

Që nga atëherë, Brukseli përgatit raporte të rregullta për progresin e vendeve në këto fusha.
XS
SM
MD
LG