Ndërlidhjet

Kryqi i Kuq kërkon më shumë punë për të pagjeturit


Logo e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq
Logo e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se më shumë se 13 mijë njerëz vazhdojnë të mbesin të pagjetur nga luftërat ballkanike të viteve të 90-ta.

Barbara Hintermen, zyrtare e KNKK-së, u bëri thirrje autoriteteve në Zagreb dhe Beograd që të shtojnë përpjekjet për t’i gjetur të zhdukurit.

Ajo tha se problemi kryesor është se autoritetet nuk shkëmbejnë informatat mbi varrezat e mundshme masive.

Prej 13 mijë të pagjeturve, 9 mijë ndërlidhen me luftën në Bosnjë, diku 2 mijë e 500 me luftën në Kroaci, ndërsa pjesa tjetër u zhduk gjatë luftës në Kosovë.
XS
SM
MD
LG