Ndërlidhjet

QKUK sqaron për barnat e Hemofarm-it


Ilustrim
Ilustrim
Zyra për media e Qendrës Klinike Universitare, përmes një komunikate ka bërë të ditur emrat e barnave të produkteve të Hemofarm-it që ndodhen në këtë klinikë.

QKUK njofton opinionin publik se bazuar në furnizimin e bërë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, nuk figurojnë prodhime të kompanisë “Hemofarm” dhe nuk ka nevojë të krijohen shqetësime dhe panik në mesin e pacientëve që trajtohen në QKUK”, thuhet fillimisht në komunikatë.

Por, më pastaj thuhet po ashtu se “bazuar në Memorandumin që ka me Doganat e Kosovës dhe me AKPM, e që parasheh që barnat e konfiskuara të dorëzohen në QKUK në formë të donacionit”.

Në këto produkte që QKUK ka në dispozicion nga Hemofarm thuhet se përfshihen barnat si vijon:

Propafen 150 mg tableta

Hidroklortiazid Amilorid 50 mg tableta

Sinelip Gemfibrozil 450 mg tableta

Redrirork ( dehidroergotoksinë) 1.5 mg tableta

Diklofen retard 100 mg tableta

Këta artikuj janë përdorur që nga momenti i fillimit të zbatimit të Memorandumit dhe nga ana e mjekëve nuk janë vërejtur efekte anësore gjatë përdorimit tek pacientët”, thuhet në fund të komunikatës.

Bazuar në disa analiza që i ka bërë agjencia amerikane për ushqim dhe ilaçe FDA, është zbuluar se bimët e kompanisë farmaceutike serbe Hemofarm, kanë baktere të rrezikshme, të cilat shkaktojnë ndërprerjen e punës së mushkërive dhe vdekjen.

Autoritetet nga fusha e shëndetësisë kanë thënë se nuk duhet krijuar panik në lidhje me këto barna, pasi që ato nuk importohen në Kosovë që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Por, të njëjtit e kanë konfirmuar se nëpër barnatore ka ende barna të Hemofarm-it, ndërkaq nuk kanë paralajmëruar masa për tërheqjen apo konfiskimin e tyre.
XS
SM
MD
LG