Ndërlidhjet

SHBA dënon shpërthimin në Bullgari


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhei Karni
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhei Karni
Shtëpia e Bardhë ka dënuar fuqishëm shpërthimin vdekjeprurës në Bullgari që goditi një autobus të turistëve izraelitë, njofton AP.

Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Xhei Karni tha se Shtetet e Bashkuara “dënojnë sulmet e tilla ndaj njerëzve të pafajshëm, sidomos fëmijëve, në mënyrën më të fuqishme të mundshme”.

Karni tha se SHBA qëndron me popullin izraelit dhe me popullin e Bullgarisë.

Ai tha se administrata e presidentit Barak Obama është duke punuar për të mësuar të gjitha faktet për rastin në fjalë.

Izraeli ka fajësuar Iranin për shpërthimin vdekjeprurës në Burgas të Bullgarisë nga i cili mbetën të vrarë 3 turistë izraelitë.
XS
SM
MD
LG