Ndërlidhjet

Kontrabandë përmes tunelit 700 metërsh


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Policia zbuloi një tunel kontrabandimi 700 metra të gjatë ndërmjet Sllovakisë dhe Ukrainës.

Ministri i brendshëm i Sllovakisë, Robert Kalinak, tha se në hyrje të tunelit në Nizne Nemeke të shtetit slloven janë konfiskuar 13 mijë kartonë të cigareve.

Kontrabanduesit, sipas policisë, kanë qenë “çuditshmërisht profesional”.

Tuneli thuhet se përmbushte standardet e larta duke qenë i pajisur me një tren të vogël dhe mjete të tjera për transportimin e mallrave.

Nuk u dhanë më shumë detaje për këtë rast, por zyrtarët thanë se Sllovakia është dëmtuar me 50 milionë euro nga taskat që i kanë shpëtuar për shkak të kontrabandimit me duhan në këtë tunel.
XS
SM
MD
LG