Ndërlidhjet

Netanjahu: Irani po bën fushatë për terrorizëm


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu
Irani dhe bashkëpunëtori i tij libanez, Hezbollahu, janë duke zbatuar “një fushatë globale të terrorizmit” dhe qëndrojnë prapa sulmit mbi turistët izraelitë në Bullgari, tha kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu.

Në një konferencë për media në Jerusalem, ai e quajti Iranin “eksportuesin numër një të terrorizmit në botë”, ndërsa duke iu referuar programit bërthamor të këtij vendi tha se “shtetit më të rrezikshëm në botë nuk duhet t’i lejohen armët më të rrezikshme”.

“Mendoj se ka ardhur koha që të gjitha shtetet ta dijnë të vërtetën-jo vetëm Izraeli se: Irani po qëndron prapa një vale të sulmeve terroriste”, u shpreh Netanjahu.

Izraeli, sipas tij, do të kërkojë “që të paguhet një çmim i lartë” nga ata që kanë planifikuar sulmin në Bullgari.
XS
SM
MD
LG