Ndërlidhjet

Bundestagu gjerman mbështet Spanjën


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Parlamenti i Gjermanisë miratoi me shumicë votash dhënien e një pakoje ndihmëse prej 100 miliardë eurosh për sistemin bankar të Spanjës.

Ligjvënësit votuan me 473 vota pro dhe 97 kundër paketës, të cilën ministri i financave, Volfgang Shojble, e cilësoi si esenciale për mbajten e stabilitetit në Eurozonën 17 anëtarëshe.

Për ofrimin e kësaj pakoje ndihmëse abstenuan 13 ligjvënës gjermanë.

Në vitet e fundit Spanja është zhytur në një krizë financiare, derisa papunësia në këtë vend përllogaritet të jetë diku 25 për qind.
XS
SM
MD
LG