Ndërlidhjet

Luftëtarët e opozitës siriane marrin kontrollin në pikat kufitare


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Rebelët sirianë morën kontrollin në disa pika kufitare për në Irak dhe Turqi në kohën kur po vazhdojnë luftimet e përgjakshme në vend, për ndërprerjen e të cilave nuk u arrit pajtim në Këshillin e Sigurimit pas përdorimit të Veto-s nga Rusia e Kina mbi draft-rezolutën britanike.

Rebelët thuhet se sulmuan disa pika kufitare dhe, pasi vranë 21 trupa qeveritare, morrën kontrollin në të paktën njërën nga pikat kryesore të kalimit për në Irak-atë në Abu Kamal.

Zëvendësministri i brendshëm i Irakut, Adnan Al Asadi, i tha AFP-së se luftëtarët e Ushtrisë Siria e Lirë kanë marrë kontrollin në të gjitha pikat në kufirin ndërmjet të dy shteteve i cili është 600 kilometra i gjatë.

Deklarata e tij, megjithatë, nuk mund të konfirmohej në mënyrë të pavarur.

Raportet thonë se dy pika kufitare me Turqinë-Bab Al Hava dhe Xharablus, janë zënë poashtu nga rebelët, të cilët më vonë kanë braktisur njërën prej tyre.
XS
SM
MD
LG