Ndërlidhjet

FBI u bashkohet hetimeve në Bullgari


Agjentë të FBI
Agjentë të FBI
Autoritetet bullgare njoftuan se FBI i është bashkuar hetimeve mbi sulmin e së mërkurës nga i cili u vranë gjashtë persona, ndërsa u plagosën më shumë se 30 të tjerë-kryesisht turistë izraelitë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, akuzoi Iranin dhe “bashkëpunëtorin e tij terrorist” Hezbollahun për sulmin në fjalë.

Teherani, ndërkaq, hodhi poshtë këto akuza duke i quajtur “qesharake”.

Bullgaria publikoi të enjtën një video, ku shihet një person që dyshohet të ketë qenë sulmuesi vetvrasës- përgjegjës për incidentin.

Ministri i brendshëm i Bullgarisë, Cvetan Cvetanov, tha se sulmuesi, i cili po barte një çantë në shpinë “dukej si çdo turist tjetër”.

Cvetanov tha se i dyshuari dukej të ishte i moshës 26 vjeçare dhe se kishte një patentë shoferi falso të shtetit amerikan, Mishigen.
XS
SM
MD
LG