Ndërlidhjet

Pasojat e konfliktit në Siri-në nivelin më të lartë


Sirianë që kanë braktisur shtëpitë për të kërkuar strehë në Irak
Sirianë që kanë braktisur shtëpitë për të kërkuar strehë në Irak
Aktivistët thanë se është shënuar numri më i madh i vrasjeve gjatë konfliktit të deritashëm në Siri, derisa Kombet e Bashkuara njoftuan se janë zhvendosur deri në një milion njerëz.

Organizata Vëzhguese për të Drejtat e Njeriut në Siri tha se gjatë përleshjeve të së enjtës në Damask janë vrarë më shumë se 300 njerëz në mesin e të cilëve ushtarë, luftëtarë rebelë dhe civilë.

Të dhënat, megjithatë, nuk mund të konfirmoheshin në mënyrë të pavarur.

Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara bëri të ditur se deri në 30 mijë sirianë kanë kaluar për në Liban brenda 48 orëve të fundit, ndërsa deri në një milionë sirianë janë detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre.

Në ndërkohë, vazhdojnë mospajtimet e fuqive botërore rreth një rezolute me të cilën do t’i vazhdohej mandati misionit vëzhgues të OKB-së në Siri dhe do t’u jepej fund përleshjeve të përgjakshme.
XS
SM
MD
LG