Ndërlidhjet

Bullgari: Sulmuesi vetëvrasës me bombë ishte i jashtëm


Autobusi në të cilin u vranë turistët izraelitë nga sulmuesi vetëvrasës me bombë
Autobusi në të cilin u vranë turistët izraelitë nga sulmuesi vetëvrasës me bombë
Autoritetet në Sofje të Bullgarisë thanë sot se sulmuesi vetëvrasës me bombë, që i vrau pesë izraelitë, ishte shtetas i jashtëm.

Nga ana tjetër, në disa qytete në Izrael, janë varrosur viktimat e sulmit të së mërkurës, pasi kufomat ishin kthyer gjatë natës me transport ushtarak.

Nga sulmi në aeroportin e Burgasit në Bullgari, u vranë pesë izraelitë, shoferi i tyre bullgar dhe sulmuesi.

Më se 30 persona të tjerë ishin plagosur nga ky sulm vetëvrasës.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, e ka fajësuar Iranin dhe lëvizjen Hezbollah, që kanë dorë në sulm me bombë.

Teherani dhe grupet libaneze i kanë hedhur poshtë këto akuza.
XS
SM
MD
LG