Ndërlidhjet

Pakistan: Nga shpërthimi i bombës – nëntë persona të vrarë


Pamje nga njëshpërthim i mëparshëm në Pakistan
Pamje nga njëshpërthim i mëparshëm në Pakistan
Nga shpërthimi i një bombe në pjesën veriperëndimore të Pakistanit janë vrarë nëntë vet dhe janë plagosur afro 20 të tjerë.

Një zyrtar i lartë lokal tha se shpërthimi ndodhi sot kur sulmuesi e aktivizoi materjen eksploduese që ishte afër kompleksit të komandantin anti-taliban, Maulana Nebi, afër fshatit Spin Tal, në rajonin fisnor Orakzai.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e afërt në lagjen Hangu.

Disa grupe militante janë aktive në pjesën gjysmë-autonome veriperëndimore të Pakistanit, afër kufirit me Afganistanin, përfshirë edhe talibanët pakistanezë, që kishin qenë përgjegjës për shumë sulme me bomba në gjithë vendin në vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG