Ndërlidhjet

Kosovë: Kontakte me Francën lidhur me poetin Ali Podrimja


Pamje e U]niversitetit në Prishtinë
Pamje e U]niversitetit në Prishtinë
Ministria e jashtme e Kosovës ka njoftuar se me keqardhje ka marrë informacione nga Ambasada e Kosovës në Francë dhe autoritetet e Francës për humbjen e kontakteve me poetin e njohur të Kosovës, Ali Podrimja, i cili në kjëtë vend po merrte pjesë në një festival të poezisë.

Ai me kolegët e festivalit i kishte humbur kontaktet më 17 korrik në mbrëmje, ndërsa me familjarët dhe kolegët në Prishtinë, kishte kontaktuar më 18 korrik në mëngjes.

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka komunikuar me ministrinë e jashtme dhe të brendshme franceze dhe “kjo ka rezultuar me një mobilizim të madh të autoriteteve qendrore dhe lokale në Francë në kërkim të poetit Podrimja”.

Mëtutje në njoftimin e ministrisë së jashtme të Kosovës theksohet se zoti Hoxhaj vazhdon të jetë në kontakt me autoritetet franceze dhe me Ambasadën e Kosovës në Paris, lidhur me këtë rast dhe gjetjen eventuale të vend-ndodhjes së zotit Podrimja.
XS
SM
MD
LG