Ndërlidhjet

Isa Mustafa: Podrimja – emblemë e poezisë së Kosovës


Isa Mustafa
Isa Mustafa
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në telegramin e ngushëllimit dërguar familjes së të ndjerit Ali Podrimja, thekson se lajmi për vdekjen e poetit na ka tronditur të gjithëve, pasi Ali Podrimja ishte një krijues me dhunti të veçanta, një poet që kaherë i kishte kapërcyer kufijtë nacionalë, duke u bërë vlerë e artit të përbotshëm”.

Duke shprehur ngushëllime në emrin e tij dhe të gjithë anëtarësisë dhe strukturave të LDK-së, Isa Mustafa thekson se “Podrimja ishte dhe do të mbetet emblemë e poezisë së krijuar në Kosovë, por edhe të poezisë shqipe në përgjithësi” dhe shton se “ikja e tij është një goditje e rëndë për të gjithë komunitetin tonë letrar e artistik”.

Ali Podrimja, me të gjitha veprat e tij, “por sidomos me kryeveprën “Lum Lumi”, arriti ta universalizojë dhimbjen dhe tragjedinë personale, arriti që vargun shqip ta skalisë përsosmërisht”, thuhet, pos tjerash, në telegramin e ngushëllimit të Isa Mustafës, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
XS
SM
MD
LG