Ndërlidhjet

SHBA: Aeroplani luftarak u përplas, piloti shpëtoi


Aeroplani luftarak amerikan F-16
Aeroplani luftarak amerikan F-16
Një zëdhënës ushtarak i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar sot se një aeroplan luftarak amerikan, i tipit F-16, është përplasur në bregdetin japonez.

Piloti ishte injektuar nga makina dhe më vonë ishte shpëtuar nga Roja Bregdetare Japoneze.

Aeroplani luftarak ishte përplasur në largësinë 320 kilometra në verilindje të ishullit Hokaido, që është ishulli më verior japonez.

F-16 ishte nisur nga baza amerikane në ishullin Aomori dhe duhej të fluturonte për në Amerikën Veriore, ka thënë zëdhënësi ushtarak amerikan në deklaratën e tij.

Nuk janë dhënë detaje të menjëhershme për shkaqet eventuale të rrëzimit.
XS
SM
MD
LG