Ndërlidhjet

SHBA do kërkojë llogari nga Siria


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Shtetet e Bashkuara thanë se “do t’i mbajnë përgjegjës” zyrtarët sirianë të përfshirë në lirimin apo përdorimin e armëve bërthamore.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhejms Karnej, tha se Uashingtoni është duke u konsultuar në mënyrë aktive me fqinjtë e Sirisë dhe bashkësinë ndërkombëtare mbi shqetësimet për rezervat e armëve bërthamore të Damaskut zyrtar.

Kryeministri i Katarit, tha se shtetet arabe i kanë bërë thirrje presidentit sirian, Bashar Al Asad, që të japë dorëheqjen për t’i dhënë fund luftës civile në këtë shtet.

Në ndërkohë, Liga Arabe i kërkoi ushtrisë opozitare Ushtria Siria e Lirë që ta formojë një qeveri tranzicionale të unitetit kombëtar.

Po vazhdojnë, ndërkaq, lufitmet ndërmjet forcave të regjimit të Asadit dhe atyre opozitare në Damask dhe Allepo.

Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, ka shkuar tashmë në 19 mijë numri i njerëzve të vrarë që nga nisja e konfliktit në mars të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG