Ndërlidhjet

SHBA: I dyshuari për “masakrën Betmen” - në gjykatë


Njerëzit mbahen dorë për dore gjatë përkujtimit të mbrëmshëm për të vrarët në Aurora
Njerëzit mbahen dorë për dore gjatë përkujtimit të mbrëmshëm për të vrarët në Aurora
Personi i dyshuar për vrasjen e 12 vetëve dhe plagosjen e 58 të tjerëve në një kinema në Aurora të Kolorados, Xhejms Holms, 24 vjeçar, sot për të parën herë është paraqitur në një gjykatë.

Aktakuza formale për të ashtuquajturën “masakër Betmen” do të paraqitet të hënën e ardhshme më 30 korrik.

Vrasjet ndodhën të premten në orët e para të mëngjesit, gjatë premierës së filmit më të ri për Betmenin, “Ngritjet e kalorësit të errësirës”, që kishte filluar të shfaqet në mesnatë.

Mbrëmë vonë në Aurora janë mbledhur mijëra njerëz në nderim të viktimave.

Presidenti amerikan, Barak Obama, që e ka vizituar një spital në Aurora, një lagje e Denverit, tha se është përqafuar dhe ka “derdhur lotë” me të mbijetuarit dhe farefisin e viktimave.
XS
SM
MD
LG