Ndërlidhjet

Afganistan: U vra një civil amerikan dhe dy afganë


Pamje nga një incident i mëparshëm në provincën Parvan në Afganistan
Pamje nga një incident i mëparshëm në provincën Parvan në Afganistan
Zyrtarët në Afganistan thonë se një civil amerikan, që punonte në një projekt zhvillimor në pjesën veriore të Afganistanit, dhe dy afganë, janë vrarë nga një sulm, për të cilin talibanët e kanë marrë përgjegjësinë.

Zyrtarë afganë dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara thanë se amerikani dhe dy afganët ishin vrarë në provincën Parvan, në veri të kryeqytetit Kabul.

Zëdhënësi i supozuar i talibanëve, Zabibullah Muxhahid, tha se talibanët e bartin përgjegjësinë për vrasje.
XS
SM
MD
LG