Ndërlidhjet

Asad emëron zyrtarët e rinj


Presidenti i Sirisë, Bashar Al Asad
Presidenti i Sirisë, Bashar Al Asad
Presidenti i Sirisë, Bashar Al Asad, emëroi shefin e ri të sigurimit të shtetit dhe zyrtarë të tjerë të lartë të inteligjencës.

Veprimi i tij vjen pas vrasjes, gjatë një sulmi me bombë, të disa zyrtarëve të lartë të regjimit të tij.

Kreu i Drejtorisë për Siguri të Brendshme në Siri, Ali Mamluk, u emërua në postin e kreut për siguri kombëtare.

Zëvendës i tij u caktua të jetë kreu i inteligjencës ushtarake, Abdul Fatah Kudsija.

Personat e emëruar në këto poste thuhet se janë bashkëpunëtorë të ngushtë të presidentit Al Asad, gjë që ulë gjasat që rifreskimi i regjimit të dobësojë përpjekjet për luftimin e rebelëve opozitarë.

Personat që kishin udhëhequr më parë pozitat në fjalë u patën vrarë në javën e kaluar gjatë shpërthimit të një bombe në një nga ndërtesat qeveritare në Damask.
XS
SM
MD
LG