Ndërlidhjet

Jahjaga e dekoron Dellin


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell (pamje nga arkivi)
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell (pamje nga arkivi)
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Kristofer Dell, të cilin e dekoroi me Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Dr.Ibrahim Rugova”, për kontribut të veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e humanizmit në Republikën e Kosovës, njoftoi presidenca kosovare.

“Medalja e dhënë është për vepër humane, të principeve të paqes, demokracisë dhe humanizmit, principe këto të qytetërimit të sotëm botëror. Këto janë gjithashtu principe të cilat simbolizojnë më së miri Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ju keni qenë një përfaqësues i mirë për Shtetet e Bashkuara dhe ne vlerësojmë këtë miqësi, shtetin aleat që ka qenë pranë nesh jo vetëm në kohë të vështira por në të gjitha proceset e zhvillimit. Dhe tani vendi ynë ka një të ardhme të ndritur drejt integrimit të plotë në struktura euro-atlantike”, theksoi presidentja Jahjaga.

Ambasadori Dell, ndërkaq, u shpreh:

“Nuk ka ndonjë shtet tjetër në botë ku Shtetet e Bashkuara priten aq ngrohtë dhe aq sinqerisht si në këtë shtet, ku një person mund të jetë përfaqësues i një shteti por po ashtu ta ndjejë dashurinë e popullit të atij vendi në të cilin ai është akredituar. Kjo është diçka që Tedi dhe unë, dhe familja jonë do ta kujtojë për tërë jetën dhe shpresojmë që do t’ju vizitojmë shumë shpesh në të ardhmen”.

Në ceremoninë e dekorimit thuhet se ishin të pranishëm edhe ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, zëvendëskryeministrat, Behgjet Pacolli, Slobodan Petroviq e Mimoza Kusari, ministrat Enver Hoxhaj e Bajram Rexhepi dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
XS
SM
MD
LG