Ndërlidhjet

BERZH ulë parashikimet


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim njoftoi se ndikimi negativ i krizës në Eurozonë po u shkakton telashe tregjeve evropiane dhe se po përhapet më tej, veçanërisht në Rusi.

Si rezultat i kësaj, BERZH uli parashikimin e saj ekonomik për ish-bllokun sovjetik duke parashikuar një rritje ekonomike prej 2.7 për qindësh për rajonin në vitin 2012-një rënie nga vlerësimi paraprak bërë në muajin maj me 3.1 për qind.

BERZH uli gjithashtu parashikimin për rritjen ekonomike në rajon për vitin 2013 prej 3.7 sa ishte në maj në 3.2 për qind.

Vlerësimi vetëm për ekonominë ruse ra nga rritja e pritshme ekonomike prej 4.2 për qind në maj në 3.1 për qind.

BERZH tërhoqi vërejtjen se “rreziku më i madh i rënies për tërë rajonin tranzicional” vazhdon të jetë “një përkeqësim i mëtejmë i krizës në Eurozonë”.
XS
SM
MD
LG