Ndërlidhjet

Regjimi sirian u kundërpërgjigjet forcave opozitare


Pamje të luftimeve në Damask
Forcat e regjimit sirian përdorën gjatë së mërkurës artilerinë dhe raketat në Al Tel në periferi të Damaskut si përpjekje për ta rikthyer kontrollin mbi këtë pjesë.

Bombardimet shkaktuan panik tek banorët-qindra prej të cilave braktisën zonën gjatë goditjeve.

Forcat opozitare morrën kontrollin mbi Al Tel-in dhe disa zona të Damaskut në javën e kaluar pas sulmit në një ndërtesë qeveritare, ku u vranë disa zyrtarë të lartë të qeverisë së presidentit, Bashar Al Asad.

Në ndërkohë, po vazhdonin luftimet edhe në Allepo.

Regjimi sirian thuhet se po përdor edhe aeroplanët dhe helikopterët ushtarakë në sulmet kundër rebelëve opozitarë.
XS
SM
MD
LG