Ndërlidhjet

Lambrinidis – përfaqësues i BE-së për të drejta të njeriut


Logo e të drejtave të njeriut
Logo e të drejtave të njeriut
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, e ka emëruar ish ministrin e jashtëm grek, Stavros Lambridinis, për përfaqësues special të BE-së për të drejta të njeriut.

Me këtë post të ri synohet që të drejtave të njeriut, brenda politikës së jashtme të BE-së, t’i jepet një profil më i lartë.

Duke e pranuar detyrën e re, Stavros Lambrinidis, tha:

- Mund t’ju siguroj se do të angazhohem maksimalisht për të siguruar se dukshmëria dhe efektiviteti i politikës së të drejtave të njeriut të BE-së të forcohet.

Kandidatë për këtë post ishin edhe francezi Fransua Cimerej dhe finlandezi Astrid Thors.
XS
SM
MD
LG