Ndërlidhjet

Siri: Më tepër diplomatë largohen nga regjimi i Asadit


Pamje nga luftimet në Alepo
Pamje nga luftimet në Alepo
Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar dezertimin e dy diplomatëve të tjerë të Sirisë, në periudhën e intensifikimit të përleshjeve ndërmjet forcave të qeverisë dhe kryengritësve në qytetin Alepo.

Përfaqësuesit e Sirisë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Qipro, që janë çift bashkëshortor, raportohet se janë larguar në Katar.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni, tha se kjo lëvizje tregon se zyrtarët e lartë po largohen nga qeveria për shkak se është e qartë se ditët e presidentit Bashar al-Asad janë “të numëruara”.

Raportohet se edhe atasheu ushtarak në Ambasadën e Sirisë në Oman ka dezertuar.

Njëherësh, forcat e regjimit me trupa dhe me tanke janë nisur në drejtim të qytetit Alepo, që ishte nën kontrollin e kryengritësve.

Ushtria ka përdorë artileri dhe me të shtëna nga helikopterët dhe ka informacione se po dërgohen përforcime.
XS
SM
MD
LG